QËNDISMË f.

1. Lule, ojnë a figurë tjetër e qëndisur si zbukurim mbi një rrobë a pëlhurë. Qëndisma të kuqe (të verdha, me shumë ngjyra). Qëndismë me fije mëndafshi (me fije ari). Qëndismat e jastëkut (e mbulesës). I bëj një qëndismë.

2. Pëlhurë, rrobë a diçka tjetër e qëndisur ose që është duke u qëndisur. Qëndisma tryeze (muri). Qëndismat e nusërisë. Shtroj (vë, nxjerr) qëndismat. Ngrij (hekuros) qëndismat. Mori në dorë (e la mënjanë) qëndismën.

3. kryes. fig. Figura të ndërlikuara dhe të bukura, që krijohen mbi diçka. Qëndismat e akullit mbi xham. Qëndismat e dritës e të hijes.