QËNDRIM m.

1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljes QËNDROJ. Qëndrimi në vend. Qëndrimi në shtëpi (brenda, jashtë). Qëndrimi në qytet (në fshat, në shtëpinë e pushimit). Qëndrimi pa punë. Pikë (vend) qëndrimi. Ndalohet qëndrimi.

2. Mbajtja e trupit ose e një pjese të tij në një mënyrë të caktuar, pozicion i trupit a i pjesëve të tij. Qëndrimi drejt. Qëndrimi gatitu. Qëndrimi i kokës (i këmbëve). Qëndrimi në këmbë. Qëndrimi në majë të gishtave.

3. fig. Mënyrë sjelljeje e caktuar ndaj dikujt a diçkaje; mendimi që kemi për dikë a për diçka dhe vlerësimi që i bëjmë me fjalë e me vepra; pikëpamjet e veprimet që shprehin formimin ideologjik, politik etj. të dikujt, qëllimet e synimet e tij, pozitë. Qëndrim i drejtë (i mirë). Qëndrim i afërt (i ftohtë, i ashpër, i butë, miqësor, armiqësor, mirëdashës, kritik). Qëndrim aktiv (pasiv, i matur). Qëndrimi politik (filozofik). Qëndrim i lëkundshëm (liberal, oportunist). Qëndrimi socialist ndaj punës (ndaj pronës). Qëndrimi klasor i shkrimtarit. Qëndrimi ndaj vartësve. Qëndrimi gjatë luftës. Qëndrimi në familje. Mbaj (marr) qëndrim shpreh mendimin a pikëpamjen time lidhur me diçka a ndaj dikujt. Ka ndryshuar qëndrim. Shpreh qëndrimin tim. Çfarë qëndrimi ka mbajtur?

4. fig. Mënyra se si i bëjmë ballë një gjendjeje të vështirë, një rreziku, një sulmi etj. Qëndrim burrëror (heroik). Qëndrim i guximshëm (i vendosur).

5. Vendi ku ndalojnë automjetet për të hipur e për të zbritur udhëtarët, ndalesë, stacion. Qëndrim autobusi. Qëndrim i detyrueshëm.