QËROJ kal.

1. I heq lëkurën, cipën a lëvozhgën; e pastroj nga puplat, luspat a pjesët e tjera të sipërme të panevojshme para se ta përgatit për ta ngrënë a për ta gatuar. Qëroj mollën (fikun, portokallin, patatet, trangujt). Qëroj vezën. Qëroj misrin. Qëroj pulën. Qëroj peshkun. I qëroj cipën (lëkurën, lëpushkat). Qëroj me thikë (me kruese).

2. Pastroj nga diçka e huaj dhe e papastër që është ngjitur a përzier me diçka ose që e ka zënë. Qëroj ferrat (rrodhet). Qëroj orizin (fasulet). Qëroj pusin. Qëroj me lopatë. Qëroj kokërr për kokërr. Qëroj grykën (gurmazin, fytin, zërin) kollitem për të pastruar grykën që të flas me zë të qartë.

3. Pastroj tokën nga ferrat e nga barërat e këqija; pastroj pemët nga degët e tepërta e të thata; tëharr, krasit. Qëroj arën. Qëroj kopshtin. Qëroj hardhinë.

4. Heq një nga një parazitët, krimbat etj. Qëronin morrat.

5. vet. veta III. E pastron nga puçrrat, dregëzat ose njollat e tjera në lëkurën e fytyrës e të trupit, ia bën të pastër. Ky bar ia qëroi puçrrat. Ia qëroi kokën (fytyrën) krejt.

6. vet. veta III. E pastron nga retë, e kthjellon. Era e qëroi qiellin (kohën).

7. bised. E bëj të lirë për kalim, heq pengesat, hap. Qëroi rrugën.

8. fig. bised. Pastroj nga elementët e huaj e të dëmshëm; zhduk, vras, shfaros. Qëruan vendin nga tradhtarët. Qëroi një spiun. E qëroi me një të shtënë. Populli i qëroi armiqtë.

9. bised., përçm. E dëboj si të padëshirueshëm, e shporr. E qëruan nga puna (nga shkolla). I qëruan gjithë pushtuesit e huaj.

10. thjeshtligj., mospërf. Ha gjithçka pa lënë asgjë, përlaj, fshij. E qëroi pjatën. I qëroi mollët. E qëroi të gjithë. Ai të qëron.

11. thjeshtligj., keq. Grabit, vjedh, përlaj. Ia qëroi xhepat (paratë). I kishin qëruar tjegullat. Të qëron të bardhët e syrit është vjedhës shumë i shkathët, të vjedh sy ndër sy.

  • E qëroi si hudhër dikë shih te HUDH/ËR, ~RA. I qëroi hesapet me dikë i lau llogaritë me dikë. I qëroi (i ndau) lakrat (llogaritë, hesapet) me dikë shih te NDAJ.