qahem
QAHEM vetv. bised.
1. Shpreh shqetësimin ose dhembjen me fjalë e rënkime për një sëmundje a diçka të keqe; ankohem. Qahet shumë. Qahet nga veshkat (nga mesi). Qahet nga lodhja.
2. Shpreh pakënaqësinë dhe mërzinë për diçka që nuk më pëlqen, që më shqetëson a më dëmton, që më mungon ose që e shoh të padrejtë; grindem për gjëra pa rëndësi; ankohem për dikë që nuk vepron sipas dëshirave ose kërkesave të mia, që nuk më bindet. Qahet gjithnjë (vazhdimisht). Qahet kot. S'ka përse të qahet. Sivjet nuk qahemi nga koha. Mos u qaj nga djali, e ke të mbarë! Nuk di të qahet ndonjëherë nuk ankohet kurrë.
3. I paraqit dikujt ankesat ose i tregoj për pakënaqësitë që kam për dikë tjetër, ankohem për dikë të një tjetër. Armikut mos iu qaj! Shkoi të qahej më lart. Nuk kishte kujt t'i qahej. Iu qa shumë për të.
4. Pës. e QAJ 8. Trimat (heronjtë) nuk qahen.
5. pavet. Më vjen për të qarë. I qahej nga gëzimi.