QARK m.

1. Vijë e përkulur dhe e mbyllur në trajtë rrethi; pjesa buzës ose anës një sendi a një sheshi të rrumbullakët; rreth. Qark i mbyllur. Qarku i rrotës. Bëri një qark bëri një rrotullim a një rrugë rreth diçkaje. Rri (eci) në një qark.

2. gjeom. Sipërfaqja që përfshihet brenda një rrethi. Sipërfaqja e qarkut. Vija e qarkut.

3. fiz. Varg përcjellësish të lidhur me pjesë a me pajisje të ndryshme elektrike, nëpër të cilin kalon rryma elektrike nga njëra anë e burimit dhe kthehet në tjetrën. Qark elektrik. Qark i brendshëm. Qark i hapur. Qark i shkurtër shkurtim i parregullt i rrugës së rrymës elektrike në një varg përcjellësish e pajisjesh a pjesësh elektrike, që sjell dëmtimin e tyre ose të burimit të rrymës; lidhje e shkurtër. Hap (ndërpres) qarkun. Mbyll qarkun.

4. vjet., zyrt. Ndarje kryesore tokësore e administrative, që përfshinte disa rrethe me qytetet e tyre (në Shqipëri përpara Çlirimit dhe në vitet e para pas Çlirimit). Qarku i Elbasanit (i Korçës). Komanda e qarkut. Shtabi i qarkut. Komiteti ekzekutiv i qarkut.

5. vet. Grup njerëzish që përcaktojnë drejtimin e veprimtarisë në një fushë a sferë të caktuar; grup njerëzish të një mjeshtërie a veprimtarie, rrethet, mjedisi. Qarqet zyrtare (qeveritare). Qarqet politike (financiare). Qarqet letrare (shkencore).



QARK bised.

I. ndajf.

Në një vijë në trajtë rrethi rrotull dikujt a diçkaje; në hapësirën rreth dikujt a diçkaje; përqark, rrotull, përreth. Qark e qark. Rreth e qark. Rrinin (iu mblodhën) qark. I ra (i erdhi) qark. Shikoi qark. I mbante qark.

II. parafj. Përreth, përqark, rreth e rrotull dikujt a diçkaje. Qark shtëpisë (oborrit). Qark fshatit. Qark syve.

  • Sillet kot rreth e qark (rreth) dardhës dikush shih te DARDH/Ë,~A.