QEÇKË f.

1. Shkop i kthyer, që i vihet poshtë kularit të kaut për të mos dalë nga druri i zgjedhës. I vuri qeçkën. I doli qeçkëza.

2. Kunj me majë, që përdoret si gjilpërë për të qepur barkun e një berri kur e pjekin në hell.