qeder
QEDER m. bised.
1. Dëm; kund. dobi. Qeder i madh (i vogël). I bën qeder dikujt a diçkaje e dëmton. është punë pa (me) qeder.
2. Humbje; kund. qar, fitim. Punë me qeder. U ndanë (dolën) me qeder. Qari dhe qederi shkojnë bashkë.
3. fig. Shqetësim, merak; hall; hidhërim. Nuk e ha (nuk e zë) qederi nuk shqetësohet. Mos ki qeder mos u shqetëso, mos u bëj merak! I ka zemra qeder. Nuk ka qederin e tij nuk shqetësohet për të, s'e ha meraku për të. Kishte shumë qedere. S'i ndaheshin qederet.
- S'e bën qejfin qeder shih te QEJF,~I.