qejf
QEJF m. bised.
1. Kalimi i kohës në mënyrë të këndshme; dëfrim, zbavitje, argëtim. Njeri i qejfit. Punë qejfi. I dhënë pas qejfeve. Bë qejf, dëfrehem, zbavitem. Qejfi qejf, puna punë. fj. u.
2. Kënaqësia që ndiejmë nga dikush a nga diçka që na pëlqen; ëndje. Me qejf të madh. Me gjithë qejf. Iu bë qejfi u kënaq shumë, u gëzua. Ia nxori qejfin, e kënaqi ëndjen për diçka. Ta kish qejfi ta dëgjoje (ta shikoje). Po të desh qejfi në ta ka ënda. S'ma ka qejfi s'ma ka ënda. S'ma do qejfi. E bëj për qejfin tim e bëj për kënaqësinë time.
3. Dëshirë; zell. (Nuk) kam qejf (nuk) kam dëshirë, (nuk) dua. I iku qejfi. Qejfi ma do që... do të dëshiroja që..., zemra ma do që ... Ia bëri (nuk ia prishi) qejfin dikujt ia plotësoi dëshirën; nuk ia prishi zemrën. I shkon pas qejfit dikujt. E ka me qejf diçka. E bëri pa qejf. Qejf të kesh! mjafton që të kesh dëshirë, dëshirë, zell të kesh. Sa të kesh qejf sa të duash. I iku qejfi.
4. Gjendja shpirtërore a fizike e mirë. Është (nuk është) në qejf. Jam pa qejf jam i sëmurë. U bë (erdhi) me qejf. Ishe tërë qejf. S'ta kam qejfin. Ishte me qejf të prishur. Si ma ke qejfin? si ndihesh, si je?
5. Kërkesa që diçka të bëhet sipas dëshirës sime a vullnetit tim, plotësimi i një dëshire vetjake; hatër. I mbeti (i ngeli) qejfi mbeti i pakënaqur, u zemërua nga që nuk iu plotësua dëshira, i mbeti hatri. Nuk prish qejf me njeri. E pësoi për qejfin e të tjerëve. Qejfi mos të të mbetet, hatri mos të të prishet.
6. keq. Tekë. Bën qejfin e tij bën si do, si t'i teket. Bën si i do qejfi. Bën sipas qejfit. Ashtu i desh qejfi. Sot s'ia paska qejfi nuk i qenka tekur. Kur t'i dojë qejfi.
- Për qejf për bukuri, shumë mirë. Për qejfin e dikujt për shkak të dikujt. Për t'i bërë qejfin për ta marrë me të mirë, duke lavdëruar e duke ia pranuar menjëherë ato që thotë a që kërkon, megjithëse mund të mos jenë të drejta. Më ka hyrë në qejf dikush a diçka më pëlqen. Ia tregoi (ia rrëfeu) qejfin dikujt e ndëshkoi siç e meritonte; e rrahu (përdoret zakonisht kur dikush ndëshkon dikë që ka bërë faj). I erdhi pas qejfit i pëlqeu shumë, i gjeti zemrën. M'u bë qejfi pushkë u gëzova shumë. S'e bën qejfin qeder nuk shqetësohet fare, nuk bëhet merak, nuk e prish rehatin, nuk i bëhet vonë për asgjë. I bën qejfin vetes keq. shih te BËJ. I ka dalë nga qejfi dikujt nuk i pëlqen më, i ka dalë nga zemra. I ka hyrë vetja në qejf shih te VET/E,~JA. Për shtatë palë qejfe shih te SHTATË.