qelq
QELQ m.
1. Lëndë e tejdukshme shumë e fortë, por e thyeshme, që bëhet duke shkrirë një rërë të veçantë të bardhë së bashku me disa përzierje të tjera; xham. Qelq me (pa) ngjyrë. Gotë (enë, vazo) qelqi. Brumë qelqi. Rëre qelqi. Fabrikë (punishte) qelqi. Fryrësit e qelqit. Prodhime qelqi.
2. edhe ~E,~ET. Fletë e vogël prej kësaj lënde, zakonisht e rrumbullakët, që vihet tek syzet, për të parë më mirë, për të zmadhuar ose si mbrojtëse, xham. Qelq optik. Qelq zmadhues. Qelqet e syzave.
3. Qelqe. Qelq uji (rakie).
4. bised. Poçi i llambës. Qelqi i llambës.
5. vet. ~E,~ET bised. Fletët e rrafshëta prej kësaj lënde, xhamat. Qelqet e dritares. Qelqet e derës.
6. përd. mb. Shumë i pastër, i kthjellët, i ndritshëm. Qielli ishte qelq. I kishte sytë qelq.