qenar
QENAR m.
1. Rripi në anë të një sendi ose të një vendi; buzë. Qenari i arës. Qenari i lakrorit. Qenari i pëlhurës (i stofit). Qenari i fletores. Letër me qenar të zi. Qenarë të zinj rreth syve.
2. Cep, skaj. Qenarët e shtëpisë. Në qenar të fshatit.
3. fig. Vendi që ka zënë dikush, qoshe e rehatshme. E ka zënë qenarin e tij.