QENGJ m.

1. I vogli i deles pa mbushur vitin, shqerrë. Qengj i bardhë (i zi, i larmë). Qengj pirës. Qengj i pjekur. Mish qengji. Lëkurë qengji. Tufë qengjash. Këputën qengjat nga delet. Fle si qengj. I urtë si qengj.

2. përd. mb. fig. I butë e i urtë (kryesisht për fëmijët). E ka qengj djalin. Është bërë qengj është bërë shumë i butë e i urtë, nuk i ndihet më zëri.

  • Ujk me lëkurë qengji shih tek UJK,~U I. Ka veshur lëkurën e qengjit shtiret sikur është i butë e i urtë për të fshehur qëllimet e vërteta keqbërëse.