qenie
QENIE f.
1. vet. nj. Gjendja e dikujt a e diçkaje, që është në realitet; prania e dikujt a e diçkaje në një vend, në rrethana të caktuara ose në një gjendje të pacaktuar; të qenët, ekzistencë. Qenia në pushtet. Qenia në parti. Qenia e botës objektive. Qenia e tij si punëtor. Qenia jonë këtu.
2. vet. nj. filoz. Tërësia e sendeve dhe e dukurive, që ekzistojnë pavarësisht nga ndërgjegjja, bota objektive që ekziston pavarësisht nga ndërgjegjja; materia. Qenia dhe ndërgjegjja. Qenia është parësore, ndërgjegjja është dytësore. Qenia shoqërore jeta materiale e shoqërisë, që përmbledh prodhimin e të mirave materiale dhe marrëdhëniet materiale ndërmjet njerëzve në procesin e prodhimit e në jetën praktike të shoqërisë, të pavarura nga ndërgjegjja shoqërore.
3. Gjithçka që është e gjallë dhe që lëviz, njeri ose kafshë që jeton. Qenie e gjallë. Qenie e arsyeshme. Qenie me vetëdije. Njeriu është qenia më e lartë. Njeriu si qenie shoqërore.
4. Njeri i veçantë, me tiparet e me botën e tij; tërësia e vetive fizike e shpirtërore, që e bëjnë njeriun ta ndiejë veten si individ i veçantë me jetën e me botën e tij. Qenie e dashur. Qenia më e afërt për të. E do me gjithë qenien e tij.