qepallë
QEPALLË f. kryes.
Palë e hollë lëkure me qime të shkurtra anës, që mbulon syrin për ta mbrojtur nga drita e fortë dhe nga dëmtimi; kapaku i syrit. Qepalla e poshtme (e sipërme). Me qepalla të fryra. Mbyll (hap, ul, rrah) qepallat. I dridheshin qepallat. I ka lotët në majë të qepallave është gati të qajë. I rendojnë qepallat. Vështroj (shikoj) nën qepalla dikë shikoj dikë jo drejtpërdrejt në sy; shikoj nën vetulla.
- Nuk i dridhet (nuk i luan, nuk i lëviz) qepalla (qerpiku, syri, bebja e syrit) shih te SY,~RI.