QEPUR f.

1. Vija që formohet aty ku kalon peri kur qepen anët e copave prej pëlhure a prej lëkure. E qepura e supit. Të qepurat e thasëve. Të qepurat e këpucëve.

2. mjek. Vendi ku janë bashkuar me pe buzët e një plage a të një të çare në trup. E qepura e plagës.

3. Diçka që është duke u qepur me dorë a që ka mbaruar së qepuri. E la të qepurën mbi tryezë.

4. Vendi i qepur me pe.


QEPUR mb.

1. Që është prerë e qepur dhe është i gatshëm për ta veshur (për veshjet e sipërme që shiten në treg). Fustan i qepur. Xhaketë e qepur. Bleu një kostum të qepur.

2. fig. Që është puthitur a mbyllur fort. Me gojë të qepur pa folur asnjë fjalë, me gojë mbyllur.

  • I qepur me pe të bardhë shih te PE,~RI.