qetësi f.

  1. Mungesë e zhurmës ose e lëvizjes me zhurmë; heshtje. Qetësi e plotë (e thellë). Qetësi varri. Qetësia e mbrëmjes. Ra në qetësi. Prish (vendos) qetësinë. Mbani qetësi! Përreth (jashtë) ishte qetësi. Në sallë u bë qetësi.
  2. Gjendje e përkohshme e materies, kur ndërpritet lëvizja, mungesë e përkohshme e lëvizjes. Qetësia është relative. Nuk ka qetësi absolute.
  3. Gjendje kur nuk ka çrregullime, turbullira, përleshje e rreziqe; mungesë e një veprimtarie të gjallë ose e ngjarjeve me rëndësi. Qetësi e përkohshme (e rreme). Qetësi në front. Periudhë qetësie. Prishësit e qetësisë. Vendosën rendin e qetësisë. Mbretëron qetësia.
  4. Gjendje e njeriut që pushon i qetë e pa ngacmime ose pa punë e veprimtari tjetër; prehje; jetë e qetë. Rri (prehet) në qetësi. I prishi qetësinë dikujt e shqetësoi. I sëmuri ka nevojë për qetësi. Nuk e prish qetësinë e vet.
  5. Gjendje shpirtërore pa shqetësime, pa telashe e pa trazira, prehje shpirtërore. Qetësi shpirtërore (e brendshme). Ka humbur qetësinë. Nuk gjen qetësi.
  6. Gjendje e njeriut që vepron pa u ngutur e pa u rrëmbyer; përmbajtje në veprime e në të folur, gjakftohtësi. Ia tha me qetësi. E mendoi me qetësi. E mori me qetësi. E priti me qetësi e priti pa u shqetësuar, e priti me gjakftohtësi.