QEVERI f.

1. Organi qendror më i lartë i administratës shtetërore, që ushtron veprimtari ekzekutive e urdhërdhënëse dhe që përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetarët e nga ministrat. Qeveria shqiptare. Qeveri demokratike (popullore, revolucionare). Qeveri e ligjshme. Qeveri antipopullore (reaksionare). Qeveri e përkohshme. Kryetari i qeverisë kryeministri. Anëtarët e qeverisë ministrat. Formimi i qeverisë. Vendimet (urdhëresat) e qeverisë. Rrëzuan (përmbysën) qeverinë.

2. bised. Drejtimi i punëve të shtëpisë e të familjes. Ka qeveri të mirë në shtëpi.

3. vjet. Ushqim që përgatitet veçan për ta ruajtur, për ta dërguar si dhuratë, për t'ia dhënë një të sëmuri etj. Hodhi qeveri vuri zahire. Shkonin me qeveri te miqtë kur u lindnin fëmijë.