QEVERITAR m.

1. Zyrtar i lartë shtetëror, që merr pjesë në ushtrimin e pushtetit politik e administrativ në një vend. Qeveritarët e vendit. Sipas deklaratës së një qeveritari.

2. vjet. Kryetari i një qeverie.


QEVERITAR mb.

Që ka të bëjë me qeverinë, që i përket qeverisë, i qeverisë; që ushtron pushtetin ekzekutiv e urdhërdhënës. Organet qeveritare. Qarqet qeveritare. Marrëveshje qeveritare. Mision qeveritar. Tribuna qeveritare.