qibar
QIBAR mb. bised.
1. Që është shumë i kujdesshëm e kërkues në të ngrënë e në të veshur; sqimatar. Djalë qibar. Vajzë qibare. Qibar në të ngrënë.
2. Që mbahet me të madh, që do të duket mbi të tjerët, që nuk afrohet me këdo; fodull, kryelartë. Njeri qibar. Grua qibare.
3. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.
- Hem qeros, hem qibar (fodull) shih te QEROS,~E.