QI

LAR m.

1. E ndarë në pjesën e poshtme të shtëpisë, tërësisht a pjesërisht nën tokë, ku mbahen në të ftohtë për të mos u prishur ushqimet, bulmeti, vera etj.; kthinë në shtëpi, ku ruhen ushqimet. Qilari i bulmetit (i verës). Shtëpi me qilar. Zbriti në qilar. E mbushi qilarin.

2. krahin. Kthinë e vogël në shtëpinë malësore, ku flenë bashkëshortët. Shtrojnë qilarin. E futnin (e shtinin) nusen në qilar.

  • Është më afër dera se qilari fj. u. shih te DER/Ë, ~A. I flas derës të dëgjojë qilari shih te FLAS.