QILIM m.

1. Shtrojë me përmasa të ndryshme dhe me një a me disa fletë, e punuar në vegjë me fije të trasha leshi, pambuku etj., zakonisht me disa ngjyra e me zbukurime, që vihet mbi dysheme ose varet në mur si stoli. Qilim i vogël (i madh, i trashë, i rrahur, i shkelur). Qilim me vija (me lule). Qilim me thekë (me push). Qilim me lecka. Qilim muri. Fletët e qilimit. Ndërmarrja e qilimave. Shtroj (hap, ngre, mbledh, shkund) qilimin.

2. fig. Shtresë e pandërprerë dhe e butë që mbulon një truall të gjerë. Qilim dëbore. Qilim bari. Qilim lulesh.

  • Qilimi i gjelbër libr. fusha e futbollit.