QIND m.

1. Numri i barabartë me dhjetë herë dhjetë. Arrita te qindi. Mbushi qindin u bë njëqind vjeç.

2. Sasia prej njëqind njësish, që merret si bazë për të matur përpjesëtimin e diçkaje, duke e shprehur në përqindje. Sa për qind? Dhjetë për qind. Pesëdhjetë për qind gjysmë për gjysmë. Qind për qind tërësisht; të gjithë pa përjashtim. E plotësuan planin qind për qind. Votuan qind për qind.

3. vet. ~RA, ~RAT. Numër i madh e i pacaktuar sendesh, qeniesh a dukurish, por zakonisht jo më shumë se një mijë; sasi e madhe. Erdhën me qindra e mijëra vetë. Peshonte qindra kuintalë. Ia kam thënë qindra herë. Kaluan qindra vjet.

  • Qind për qind

a) krejt (Ka ndryshuar qind për qind);

b) plotësisht (Kam besim qind për qind. Jam qind për qind i sigurt). Me qind për qind me siguri të plotë, pa asnjë dyshim. E mbushi qindin e kaloi cakun e pranueshëm të gabimeve a të fajeve, e teproi, e mbushi kupën. Me mijë për qind shih te MIJ/Ë,~A. I punoi qindin nuk i la gjë pa i thënë e pa i bërë, i bëri gjithçka kishte në dorë a që mund t'i bënte.