QIQËR f.

1. bot. Bimë barishtore me kërcell mjaft të degëzuar, me gjethe të vogla e të dhëmbëzuara, me lule ngjyrë qielli të hapur, që bën bishtaja vezake me kokrra të rrumbullakëta si bizele, por me ngjyrë si të verdhë; kokrrat e kësaj bime, që përdoren për ushqim. Qiqra të pjekura. Bukë me qiqra. Sa një qiqër shumë i vogël.

2. përd. mb. fig. I shkathët, i gjatë, i mprehtë. Është qiqër. E ka mendjen qiqër. I ka sytë (veshët) qiqër.

3. përd. ndajf. fig. Në gjendje shumë të mirë shëndetësore, pa asnjë cen a çrregullim. U bë qiqër (kokërr qiqër). U gdhi qiqër.

  • Kërkon qiqra në hell shih te HELL,~I. I ka qiqrat të ftohta me dikë shih te FTOHTË (i,e). I ka qiqrat të mbara i shkojnë mirë punët, i ka punët në rregull, e ka vënë në vijë.