qiri
QIRI m.
1. Shkop prej dylli, dhjami a stearine me përmasa të ndryshme e me një fitil në mes, që ndizet për të bërë dritë. Qiri i bardhë (i verdhë, i kuq, i trashë, i hollë). Qiri dylli (stearine). Fitili i qiririt. Në dritën e qiririt. Mbajtëse qirinjsh. Ndez (shuaj) qiriun. Bëj dritë me qiri. E ka hundën (si) qiri e ka hundën të drejtë. I zbehtë si qiri. Qëndron si qiri rri drejt e pa lëvizur. U tret si qiriri.
2. fiz. Njësia e matjes për forcën e dritës. Llambë 75 qirinjsh. Sa qirinjsh është?
3. tek. Vegël që shërben për të ndezur përzierjen e ajrit me lëndët djegëse në motorët me djegie të brendshme. Qirinjtë e motorit. I ndërroj qirinjtë.
4. Diçka në trajtë të një shkopi, që varet teposhtë. Qirinjtë e akullit hejtë e akullit.
- Është bërë qiri është tretur, është dobësuar shumë. E kërkoi me qiri e kërkoi në çdo anë, s'la vend pa e kërkuar. Kishte mbetur qiri ishte ngushtë, ishte në gjendje të vështirë, e kishte punën pisk. I ndezën qiririn presin që të vdesë dikush nga çasti në çast. I rri qiri (më këmbë) dikujt i rri gati dikujt për t'i plotësuar çdo kërkesë, i rri më këmbë; kujdeset shumë për dikë. U gjend qiri në këmbë u ngrit menjëherë në këmbë. E kërkon sherrin me qiri kërkon me çdo mënyrë shkak për t'u grindur, është i gatshëm për të bërë sherr. Mbeti qiri në këmbë
a) qëndroi në këmbë pa lëvizur për shumë kohë;
b) priti shumë.