QORRAZI ndajf.

1. Pa e shikuar diçka, duke mos parë mirë, si i verbër. Eci qorrazi. Kërkon qorrazi. Shtie qorrazi.

2. fig. Pa e menduar vetë, duke u besuar plotësisht të tjerëve; duke iu nënshtruar mendimeve e veprimeve të një tjetri; verbërisht. Beson qorrazi. Bindet qorrazi. Ndjek qorrazi.

3. fig. Pa i ditur a pa i kuptuar pasojat ose vështirësitë e problemet që do të dalin, vërtetësisht, symbyllurazi. I hyn qorrazi një pune. Vepron qorrazi.

4. Symbyllurazi. Luaj qorrazi.