QORTOJ kal.

1. I flas dikujt për një faj a për një gabim që ka bërë, i shpreh pakënaqësinë për një faj a për një gabim, duke i kërkuar të mos e përsëritë më. Qorton fëmijën. E qortoi rëndë.

2. I jap një masë të lehtë ndëshkimi, duke i tërhequr vërejtjen për një gabim a për një faj që ka bërë. E kanë qortuar dy herë para kolektivit.

3. Ndreq gabimet e një detyre, hartimi etj. Qortoj gabimet. Qorton fletoret e nxënësve.