QOSE m.

1. Burrë që nuk ka qime në faqe dhe në mjekër, spërk. Fytyrë qoseje.

2. folk. Figurë e përrallave popullore, që paraqitet si një djalë i zgjuar e dinak, të cilit nuk i dalin qimet në fytyrë e në mjekër dhe që zakonisht shkon me qerosin. Qosja dhe qerosi.

3. Përd. mb. sipas kuptimit 1 të emrit. Mbeti qose.

  • U zunë për mjekrën e qoses u zunë për diçka të paqenë, u zunë fare kot.