quaj
QUAJ kal.
1. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më thërresin me një emër, kam emrin, quhem. Si të quajnë? Më quajnë Agim. Nuk e di si e quajnë.
2. I vë një emër dikujt për ta thirrur, i vë emrin. Djalin e quajtën Dritan. Si do ta quajmë!
3. fig. Kam një mendim për dikë a për diçka, e pranoj ose e marr për dikë a për diçka; e mbaj për dikë a për diçka, e vlerësoj; e pandeh, e zë. E quan shpëtimtar. E quanin fajtor. E quan të arsyeshme. E quan për detyrë. E quan me vend. E quaj të tepërt ta përsërit. E quanin të vdekur. Ia quajtën si gabim (si faj). Si ta quash këtë punë? Kushedi se ç'e quan veten! iron. E quan veten e heq veten, mbahet.
4. Shpall fillimin a përfundimin e diçkaje. Mbledhjen e quaj të hapur (të mbyllur). Këtë çështje e quajmë të mbyllur (të përfunduar).
- E quaj (e shoh, e gjej) të udhës shih tek UDH/Ë,~A. I quaj gjërat me emrin e vet libr. shih tek EM/ER,~RI.