qullët
QULLËT mb.
1. Që është si qull; që nuk është pjekur a kulluar mirë (për bukën, lakrorin). Gjellë e qullët. Brumë i qullët. Bukë e qullët. Lakror i qullët.
2. Që është pjekur shumë, që është bërë i butë si qull (për pemët e perimet). Hurmë (dardhë, kumbull) e qullët. Domate e qullët.
3. Që ka thithur shumë ujë a një lëng tjetër, që është bërë si qull. Tokë e qullët. Dëborë e qullët. Mineral i qullët.
4. Që është i ngjallur e me mishra të lëshuara, që nuk ka muskuj të fortë. Me trup të qullët. Me duar të qullëta. Kafshë e qullët. I qullët si plëndës. mospërf.
5. fig. Që nuk është i zoti e i shkathët, i plogët, i mefshtë, i flashkët. Fëmijë i qullët. U tregua shumë i qullët.