qumësht
Shqip
redaktoniEmër
redaktoniqumësht m.
- Lëng i bardhë e si i ëmbël që nxjerrin pas lindjes gjëndrat e gjirit të gruas e të femrave të gjitarëve si ushqim për të vegjlit e tyre. Qumështi i parë kulloshtër. Qumësht gjiri. Qumështi i nënës. Gjëndrat e qumështit. Periudha e qumështit koha gjatë së cilës të vegjlit ushqehen me gji; periudhë që kur lindin të vegjlit e gjersa fillojnë të hanë vetë. I erdhi (i iku, iu pre) qumështi. Ia preu qumështin fëmijës nuk i jep më të pijë nga gjiri. Motër (vëlla) qumështi motër (vëlla) nga e njëjta nënë. Qengj qumështi qengj pirës, që ushqehet vetëm me gji.
- Lëng i bardhë, që merret nga gjiri i disa kafshëve shtëpiake dhe që përdoret nga njeriu si ushqim me vlerë të madhe. Qumësht i hollë (i trashë, i lyrshëm). Qumësht i rrahur. Qumësht i zier (i pazier, i nxehtë, i ftohtë). Qumësht i leshtë qumësht dhensh. Qumësht i dhirtë qumësht dhish. Qumësht lope (deleje, dhie, pele, buallice). Qumësht kutie (i kondensuar). Qumësht pluhur. Ajkë qumështi. Salcë qumështi. Hirrë qumështi. Shishe qumështi. Lopë qumështi lopë që mbahet për të mjelë. Prodhime qumështi. Punishte qumështi. Përshesh me qumësht. Byrek (lakror, ëmbëlsirë) me qumësht. Akullore me qumësht. Kafe (kakao) me qumësht. Një shishe (një filxhan) qumësht. Tund qumështin. E zë (e bëj) qumështin kos. Ngjyrë qumështi i bardhë, por që nuk të vret sytë, i bardhë i ëmbël.
- Lëng i bardhë që kullon nga kërcelli ose nga pjesë të tjera të disa bimëve; lëng i bardhë që nxirret nga disa fara e fruta. Qumësht bajamesh. Qumështi i fikut. Faza e qumështit periudha e misrit dhe e disa bimëve të tjera kur mbushen me lëng e rritin kokrrat.
- Lëng i bardhë që del kur treten disa lëndë në ujë. Qumësht gëlqereje. Qumësht çimentoje.
- krahin. Hirrë.
- përd. ndajf. Shumë (për ngjyrën e bardhë, për diçka të pastër). Qumësht e bardhë. Qumësht e pastër.
- Është bërë qumësht dikush është zbutur, i ka zbritur inati; është urtësuar. Djalë qumështi (mamaje) mospërf. shih te MAMA,~JA. U fry si qumësht u zemërua shumë, u inatos keq. Qumësht dallëndysheje
a) ushqim i zgjedhur;
b) diçka shumë e rrallë, që nuk mund të gjendet. I doli qumështi i nënës dikujt u lodh jashtë mase, hoqi mundim të madh, i doli shpirti. I ka dalë qumështi mbi përshesh dikujt jeton shumë mirë, është shumë mirë nga gjendja ekonomike. I ka buzët me qumësht mospërf. është ende shumë i vogël e i papjekur, nuk ka përvojë nga jeta. E ka mjaltë e qumësht (mjaltë e sheqer, mjaltë e gjalpë) me dikë shih te MJALT/Ë,~I. I ra luga në qumësht dikujt i shkojnë punët mbarë, jeton mirë e pa vështirësi. Tregoi edhe qumështin e nënës i tregoi të tëra, i nxori të gjitha. Kërkon qumësht nga delja shterpë përpiqet të arrijë diçka të pamundur, lodhet më kot. I mban goja erë qumësht dikujt është ende foshnjë, është fare i mitur. E ka thithur bashkë me qumështin e nënës është rritur e edukuar që në vogëli me diçka, është mbrujtur me diçka. Më ka ardhur qumështi i nënës në majë të hundës shih te HUND/Ë,~A. Bar qumështi bot. shih te BAR,~I I. Damllaja e qumështit veter. shih te DAMLLA,~JA. Dhëmbët e qumështit shih te DHËMB,~I I. Gjak qumështi bot. tamblagjak. Udha (rruga) e Qumështit astr. shih tek UDH/Ë, ~A. Xham qumështi shih te XHAM,~I 1.