QUMËSHTOR m.

1. Lloj ëmbëlsire, e përgatitur me qumësht, vezë, niseshte e sheqer, që rrihen bashkë, shtrohen në tepsi e piqen në furrë. Qumështor me petë përposh. Qumështor me gjalpë.

2. Lloj byreku me qumësht, vezë e miell dhe me një petë të trashë poshtë; byrek me qumësht.

3. vjet. Blegtori që sillte qumështin nga stani për ta shitur.


QUMËSHTOR mb.

1. vet. f. Që jep shumë qumësht, që ka shumë qumësht. Dele (dhi) qumështore. Lopë qumështore.

2. Që ushqehet vetëm me qumështin e gjirit, që nuk ka filluar ende të ushqehet vetë. Qengj qumështor. Gica qumështorë.

3. Që i bën kafshët të japin shumë qumësht, i ushqyeshëm. Bar qumështor. Kullotë qumështore.

4. Që nxjerr një lëng të bardhë të ngjashëm me qumështin; që është si qumësht (për disa lëngje). Bimë qumështore. Drurë qumështorë. Lëng qumështor.

5. Që është ende i njomë, që është i papjekur. Kalli qumështor. Misër qumështor.

6. Që ka ngjyrë të bardhë e të ëmbël si të qumështit; që është në ngjyrën e qumështit. Dritë (llambë) qumështore. Re qumështore. Mjegull qumështore. Ngjyrë qumështore.

7. fig. Që është i njomë, i butë e i bardhë si qumësht. Me duar (me llërë) qumështore. Me qafë (me faqe) qumështore.

8. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit.

  • Lule qumështore bot. shih te LUL/E, ~JA.