qyl
QYL I m.
Baltë, llucë. Ra shi e u bë qyl.
QYL II m. bised.
1. E ngrënë ose e pirë pa paguar asgjë; një send a diçka tjetër që merret rastësisht falas. I pëlqen qyli. I bie qylit. thjeshtligj., keq. e ka zakon t'i marrë gjërat falas, i pëlqen e përpiqet të hajë e të pijë në kurriz të të tjerëve.
2. edhe ~A, ~AT keq. Njeri që nuk punon, por e pret çdo gjë nga të tjerët; njeri përtac, i ngathët e i pazoti.
QYL ndajf. bised.
1. Pa paguar gjë e rastësisht, falas, kot, qelepir. Ha e pi qyl. E mori qyl. E do qyl.
2. Kot më kot. Flet qyl. Shkon qyl.