qyng
QYNG m.
Gyp i gjerë prej metali, prej balte a prej çimentoje që përdoret për të kaluar uji, tymi etj. nëpër të. Qyngje balte (llamarine, çimentoje). Qyng uji. Qyngjet e sobës. Qyngjet e ujësjellësit. Qyngje për kanalizime. Vunë (hoqën) qyngjet. Shkundën (pastruan) qyngjet.