QYQAR mb.

1. Që ka mbetur pa familje e pa të afërm; që ka mbetur fill i vetëm, i shkretë. Fëmijë qyqar. Grua qyqare.

2. Që i kanë rënë shumë fatkeqësi mbi kokë, i mjerë; që është për t'i qarë hallin, i shkretë, i ngratë. Burrë (plak) qyqar.

3. Që nuk është i zoti as për gjënë më të vogël, që nuk i jepet për asgjë; që nuk i vete gjë mbarë.

4. përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. Mbeti qyqar. Rri si qyqar. E la vetëm qyqarin. Mundohet me sa mundet qyqarja.