qysqi
QYSQI f.
1. Shufër e trashë hekuri, nga njëra anë me majë dhe nga ana tjetër me teh të trashë, që përdoret për të shpuar vrima në një shtresë të fortë, për të thyer gurë etj. Qysqi për gurë. Maja e qysqisë. E shpoi (e theu) me qysqi. E shembën murin me qysqi.
2. Shufër e trashë hekuri me majë të rrumbullosur, që përdoret për të shtypur diçka e për ta bërë pluhur në një havan të gurtë, shtypës kafeje. Qysqia e kafesë. I vuri qysqinë e shkatërroi që nga themeli, e rrënoi krejt, i vuri kazmën.