QYTETËRUES mb.

1. Që sjell qytetërim, që përhap qytetërimin. Rol qytetërues. Veprimtari qytetëruese.

2. keq., iron. Që shtyp dhe shfrytëzon një vend më të prapambetur, duke u paraqitur sikur e bën këtë për t'i shpënë atij zhvillimin e kulturës (për kolonizatorët).

3. keq., iron. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit. Mbajnë maskën e qytetëruesve.