RËNDËSISHËM mb.

  • 1. Që ka rëndësi, që është me vlerë të veçantë, me rëndësi. Parim (faktor, problem) i rëndësishëm. Vepër (detyrë, punë, rrugë, bazë, fjalë) e rëndësishme. Rol i rëndësishëm. Shumë (mjaft ) i rëndësishëm. Më duket (është) e rëndësishme.
  • 2. Që zë një vend me rëndësi, që ka peshë të veçantë në një detyrë, me rëndësi. Njeri i rëndësishëm.