rëndomtë
RËNDOMTË mb.
- 1. Që bëhet shpesh dhe zakonisht, i zakonshëm. Mbledhjet ishin të rëndomta. U bë e rëndomtë.
- 2. Që nuk shquhet mbi të tjerët, si gjithë të tjerët; që nuk ka ndonjë vlerë të veçantë; i zakonshëm. Njeri i rëndomtë. Shtëpi e rëndomtë. Veshje e rëndomtë. Ngjarje e rëndomtë. Pamje e rëndomtë. Punë e rëndomtë. Jetë e rëndomtë. Gjëra të rëndomta.