RABUSH m.

  • 1. Bisht i fortë e i trashur i qepës, që nuk hahet; mashkulli i qepës, ngallë; karabush. Rabushi i qepës.
  • 2. vjet. Çetele. E shënonte në rabush.
  • 3. fig. thjeshtligj. Njeri i trashë nga mendja, karabush, dudum.
  • S'e fut në rabush nuk e llogarit; nuk e përfill. E vë në rabush e marr shënim, e mbaj parasysh. Ka hyrë në një rabush me dikë keq. është futur në një radhë a në një grup me dikë, ka filluar të bashkëpunojë me dikë. I merr fjalët e i vë në rabush nuk ua vë veshin fjalëve, porosive e këshillave të dikujt, nuk u jep rëndësi, i lë në harresë.