RACË f.

  • 1. Secili nga grupet e mëdha të shoqërisë njerëzore, që gjatë zhvillimit historik në periudhat e lashta dhe në kushte të caktuara ka fituar disa tipare të jashtme të trashëgueshme si ngjyra e lëkurës dhe e flokëve, trajta e kokës, madhësia e trupit etj., të cilat nuk kanë asnjë lidhje me veçoritë kombëtare dhe me gjendjen shoqërore. Racat e njerëzve. Raca e bardhë (e verdhë, e zezë). Përzierja e racave.
  • 2. zool. Grup kafshësh, zakonisht shtëpiake, që kanë tipare e cilësi të përbashkëta të trashëgueshme, të cilat zhvillohen nën ndikimin e mjedisit dhe përmirësohen me punën e kujdesin e njeriut. Racë e pastër (e përzier, e mirë, e keqe). Racë kuajsh (lopësh, dhensh, derrash, pulash ...). Përmirësimi i racës. Kryqëzimi i racës. Nxjerr një racë të re.
  • 3. Grup kafshësh shtëpiake me tipare të jashtme dhe me cilësi prodhimi shumë të mira, lloj i zgjedhur. Kalë (dele, qen ...) race. Lë (mbaj) për racë.