RACION m.

  • Sasia e bukës dhe e ushqimit, që i jepet një njeriu për një ditë ose për një kohë të caktuar; sasia e ushqimit që i jepet një kafshë gjatë njëzet e katër orëve. Racioni ditor (javor, mujor). Racion i plotë. Racioni i bukës (i gjellës, i ushqimit). Racioni i ushtarit (i të sëmurit). Marr (ha) racionin. I jap (i caktoj) racionin. Ha me (pa) racion.