RACIONALIZIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve RACIONALIZOJ, RACIONALIZOHET. Racionalizimi i prodhimit. Racionalizimi i fuqisë punëtore. Racionalizimi i kohës.
  • 2. Mënyrë ose metodë, që shërben për të përmirësuar prodhimin ose për ta organizuar atë me baza më shkencore. Racionalizimet e punëtorëve. Byroja e shpikjeve dhe e racionalizimeve. Bëri (paraqiti) një racionalizim. Vënë në jetë (zbatojnë) racionalizimet.