RADHITJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve RADHIT, RADHITEM. Radhitja e trupave (e nxënësve, e njerëzve). Radhitja e librave (e arkave, e makinave). Radhitja e skuadrës (e lojtarëve). Radhitja e mendimeve (e ngjarjeve, e shembujve). Radhitja e librit. Radhitje me dorë (me linotip). Punëtor i radhitjes. Dërgoj (jap) për radhitje.
  • 2. shtypshkr. Tërësia e shkronjave dhe e fjalëve, të radhitura për shtyp. Bëj (prish) radhitjen.