RADIOSKOPI f. mjek.

  • Vëzhgimi i shëmbëllimit të një pjese të brendshme të trupit të njeriut ose të një sendi tjetër, që del në një ekran të posaçëm, kur e përshkojmë me rreze rëntgen. Radioskopia e mushkërive (e krahut, e zemrës, e stomakut). Aparati i radioskopisë. Qendra e radioskopisë. I bëj radioskopinë. Shkoj (kaloj, dal) në radioskopi.