RADIOTEKNIKË f.

  • Shkenca mbi lëkundjet elektromagnetike me denduri të lartë dhe mbi valët e radios që dalin prej tyre; degë e teknikës, që merret me përdorimin e këtyre valëve në radiopërhapje, në ndërlidhje etj. dhe me ndërtimin e ndreqjen e pajisjeve të radiove. Rrethi i radioteknikës. Libri i radioteknikës.