raketë
RAKETË I f. usht.
- 1. Fishekzjarr që hidhet lart për të dhënë shenja ose për të ndriçuar. Raketë e bardhë (e kuqe). Raketë shumëngjyrëshe. Drita e raketës. Pistoletë për raketa. Hedh një raketë. Jap shenjë me raketë.
- 2. usht. Mjet luftarak me motor reaktiv, që shërben për të dërguar në largësi një predhë ose një bombë; predhë, e cila lëviz me forcën shtytëse të gazrave që lëshon pas. Raketë ndërkontinentale (balistike, e telekomanduar). Raketë bërthamore. Raketë kundërajrore. Raketë tokë-ajër (ajër-ajër). Raketë me rreze të mesme (të shkurtër) veprimi. Shtrati i raketës. Mbushja e raketës. Bazë raketash. Lëshoi (hodhi) raketën. E goditën me raketë.
- 3. Mjet fluturimi, që lëviz me shpejtësi të madhe me anë të një motori reaktiv. Raketë kozmike. Raketë meteorologjike (gjeofizike). Raketë shumëfazëshe. Faza e parë e raketës. Fluturimi i raketës.
RAKETË II f. sport.
- Pallaskë e rrumbullakët prej druri me një bisht të shkurtër, që përdoret për të qëlluar topin në lojën e pingpongut; rreth vezak i drunjtë, i thurur brenda me një rrjetë dhe me bisht të gjatë, që përdoret për të qëlluar topin në lojën e tenisit. Raketë pingpongu. Raketë tenisi.