RANG m.

  • 1. Gradë ose pozitë në një shkallëzim hierarkik a në një shtresim shoqëror. Rang i ulët (i lartë). Rang ushtarak. Rangu i përfaqësuesve diplomatikë. Të një rangu. Sipas rangjeve. Komandantët e të gjitha rangjeve. Në rangun e ministrit (të ambasadorit). Në rang ambasade. I ngre rangun.
  • 2. Shkalla së cilës i përket dikush a diçka, radhë; përpjesëtimet në të cilat zhvillohet një punë a një veprimtari. I rangut kombëtar (ndërkombëtar, botëror). Në një rang me të përparmit. Në rang qyteti (rrethi, shkolle, ndërmarrjeje).