rastësi
RASTËSI f.
- 1. Ngjarje a rrethanë që lind në mënyrë të paparashikuar ose pa ndonjë shkak të vërtetë; diçka e rastit. Rastësi e thjeshtë. Varg rastësish. Qe një rastësi.
- 2. filoz. Zhvillim i dukurive e i sendeve, që nuk është i lidhur me shkaqe të brendshme, thelbësore, që nuk buron nga vetë natyra e brendshme e tyre; ajo që në kushte të caktuara mund të ndodhë, por mund edhe të mos ndodhë. Domosdoshmëria dhe rastësia.