referoj
REFEROJ jokal. libr.
- 1. Paraqit me shkrim a me gojë gjendjen e punës së një dege ose një çështje, duke shprehur edhe mendimin për të; mbaj një referat. Referoj në mbledhje (në sesionin shkencor). Referoj për një temë (për një çështje).
- 2. kal. zyrt. Ia bëj të njohur një organi ose një përgjegjësi një çështje; ia përcjell dikujt një çështje ose një dokument për të vepruar më tej. Ia referoj administratës (drejtësisë). Ia referoi për kompetencë.
- 3. kal. I tregoj lexuesit burimin nga janë marrë të dhënat e një shkrimi, citatet që përdoren aty etj., e drejtoj te një vepër a autor tjetër. E referoi te një autor (te një burim, te një dokument).