reflektor
REFLEKTOR m.
- 1. Pajisje që shërben për të pasqyruar dritën ose valë të tjera me anë të një pasqyre të lugët a të një sipërfaqeje tjetër të lëmuar; pasqyror, projektor. Reflektor i fuqishëm. Reflektor drite. Rrezet e reflektorit. Pasqyrat e reflektorit.
- 2. Pajisje për të ngrohur, që përbëhet nga një sipërfaqe metalike e lugët, e cila kthen ngrohtësinë e një filli elektrik të nxehur ose të një llambe. Reflektor elektrik. Ndez (vë) reflektorin. Ngrohem te reflektori.