REGJISTROHEM vetv.

  • 1. Jap emrin për të ma shënuar në një listë me qëllim që të pranohem në një shkollë ose që të marr pjesë në një punë a veprimtari tjetër, shkruhem; kund. çregjistrohem. Regjistrohem në shkollë (në kurs, në klasën e parë). Regjistrohem vullnetar.
  • 2. Pës. e REGJISTROJ. Regjistrohen këngët. Regjistrohen lëkundjet e tërmetit.